Lidhje

Filmi “Minari” rrëfen përvojën e një familjeje emigrante në SHBA


nga filmi "Minari"
nga filmi "Minari"

“Minari,” një film nga kineasti koreano-amerikan Lee Isaac Chung, rrëfen historinë e një familjeje imigrante nga Koreja e Jugut që përpiqet të bëjë realitet ëndrrën amerikane. Ashtu si erëza koreane, minari, që njihet si rezistente ndaj shumë kushtesh e brezash klimatikë, familja imigrante është e vendosur të hedhë rrënjë në tokën amerikane.

Filmi “Minari” rrëfen përvojën e një familjeje emigrante në SHBA
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:00 0:00

Jacob, patriarku i familjes, luajtur nga aktori Steven Yeun, është i vendosur të arrijë sukses si fermer. Ai blen një copë tokë në malet Ozarke dhe vendoset atje me familjen.

Megjithëse e zhgënjyer nga vendimi i të shoqit, Monica, luajtur nga Yeri Han, përkushtohet të ndërtojë jetën në këtë zonë të shtetit Arkansas. Të dy ata punojnë në një fabrikë për përpunimin e mishit të pulës, ndërkohë që Jacob përpiqet të ndërtojë biznesin.

Do të falimentojmë nëse jetojmë këtu. Mendo për fëmijët. Duhet të më shohin një herë në jetë të suksesshme,” thotë Monica.

Monica sjell nënën nga Koreja e Jugut që të kujdeset për fëmijët. Soonja, luajtur nga Yuh-jung Youn, kujdeset për Anne-n dhe David-in. Në film djali, luajtur nga Alan Kim, vuan nga një defekt në zemër.


Nuk të ka thënë njeri akoma që je djalë i fortë,” thotë gjyshja duke folur me nipin.

Të gjitha nënat e bëjnë këtë, qofshin greke, koreane, apo amerikane; është universale,” thotë aktorja.

Në komente për Zërin e Amerikës, aktorja koreano-jugore thotë se regjisori Lee Isaac Chung i dha liri të plotë krijuese për ta përshtatur personazhin e gjyshes së dashur, por edhe problematike:

Të gjithë kanë gjyshe. Kur po xhironim më vinte në mendje gjyshja ime,” tregon aktorja.

“Minari,” thotë kineasti Chung, merr frymëzim nga fëmijëria e tij, por mishëron edhe përvojën e imigrantit në përgjithësi:

Njerëz nga më të ndryshëm na kanë kontaktuar e na thonë: ‘Ky film më përngjet me historinë time’. Për mua kryesorja ishte të përcillja një frymë humanizmi në përgjigje të ideve që ekzistojnë për grupe të caktuara si imigrantët, apo amerikanët e jugut, apo njerëzit besimtarë,” tregon kineasti.

Gjatë një diskutimi, zoti Chung shprehet optimist se filmi i tij mund të ndihmojë koreano-jugorët të kuptojnë më mirë koreano-amerikanët.

Ekziston ideja se ata që shkuan nga Koreja në Shtetet e Bashkuara u bënë të suksesshëm, e para dhe e dyta, bënë jetë të lehtë. Atyre që kanë ardhur në Amerikë ndoshta u duket se njerëzit e afërm që kanë në Kore nuk i kuptojnë vuajtjet e tyre në imigracion,” thotë kineasti.

“Minari” është përmendur si kandidat për Oscar. Aktorja Youn me të qeshur fajëson për këto parashikime ambicioze regjisorin koreano-jugor të filmit “Parasite,” fitues i Oscarit vjet.

Pavarësisht nga vlerësimet që mund të marrë, “Minari” ka arritur sukses në qëllimin qendror: të përcjellë përvojën e një familjeje imigrante nga Azia dhe përmes saj të rrëfejë historinë e shumë familjeve të tjera që imigruan në Shtetet e Bashkuara dhe si ndryshuan nga kjo përvojë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG