Lidhje

Tiranë: Mijëra festojnë Fiter Bajramin


Në Tiranë, dhjetëra mijëra besimtarë myslimanë festuan sot Fiter Bajramin, pas sakrificave të muajit të madhërishëm të Ramazanit.

Ata u falën dhe ndoqën ceremonitë e posaçme në shëtitoren Dëshmorët e Kombit, ku dëgjuan edhe fjalimet e drejtuesve të tyre fetarë.

Fiter Bajrami është një nga ditët më të rëndësishme të besimit mysliman.

Ata bënë thirrje për të ndihmuar të varfërit dhe për të bashkëjetuar në komunitet në paqe dhe vëllazëri.

Udhëheqësit fetarë u kërkuan besimtarëve që të ndjekin traditat e myslimanizmit shqiptar dhe të besojnë me përkushtim te etërit e dijes islame, të cilët predikojnë humanizëm dhe dashuri mes njerëzve.


XS
SM
MD
LG