Lidhje

Fitore të euroskeptikëve në zgjedhjet për Parlamentin Evropian


Marine Le Pen, France's National Front political party head, reacts to results after the polls closed in the European Parliament elections at the party's headquarters in Nanterre, near Paris, May 25, 2014.
Marine Le Pen, France's National Front political party head, reacts to results after the polls closed in the European Parliament elections at the party's headquarters in Nanterre, near Paris, May 25, 2014.
Kudo në Bashkimin Evropian të ashtuquajturit euro-skeptikë si në ekstremin e djathtë edhe në atë të majtë arritën fitore në zgjedhjet për Parlamentin Evropian. Presidenti i Francës François Hollande thirri sot një takim të ngutshëm me ministrat kryesorë të qeverisë pasi Fronti Kombëtar i ekstremit të djathtë, doli si partia më popullore e Francës në votimet për parlamentin evropian. Rezultatet zyrtare të zgjedhjeve priten sot.

Presidenti i Francës, François Hollande thirri një takim të posaçëm sot, një ditë pasi Partia e tij Socialiste përfundoi e treta në votimin në mbarë vendin, ku partia kundër imigracionit arriti një fitore bindëse.

Përpara takimit, Kryeministri francez Manuel Valls i quajti rezultatet e së dielës "një tërmet" për Europën dhe Francën. Partia e së djathtës ekstreme, Fronti Kombëtar i zonjës Marie LePen fitoi ndjeshëm në këto zgjedhje dhe për herë të parë, do të ketë vende në parlament.

Marine Le Pen, Fronti Kombëtar
"Sonte, unë falënderoj popullin francez. Ne kishim të drejtë që patëm besim te populli. Populli sovran foli me zë të lartë dhe të qartë si në të gjitha momentet e mëdha në historinë e tij, se ata duan të marrin përsëri në dorë frenat e fatit të tyre," tha zonja LePen.

Sipas sondazheve në qendrat e votimit, partitë nacionaliste kanë fituar në Danimarkë dhe Britani. Partitë e së djathtës ekstreme njihen për kundërshtimin e imigracionit dhe në përgjithësi si një forcë që kërkon të pakësojë pushtetin e Bashkimit Evropian.

Në Greqi, anketat i japin fitore koalicionit radikal të majtë. Të majtët grekë i kundërshtojnë me forcë masat ekonomike shtrënguese të qeverisë dhe kushtet e ndihmës së Bashkimit Evropian për Greqinë. Partia Syriza, me 26.5 përqind kryesonte ndaj Demokracisë së Re të kryeministrit Antonis Samaras. Agimi i Artë, që akuzohet si parti neonaziste, doli e treta.

Votuesit në 21 prej 28 vendeve të BE-së votuan të dielën. Shtatë vendet e tjera kishin votuar pak ditë më parë.
XS
SM
MD
LG