Lidhje

FBI pranon se kishte marrë informacion për ngjarjen e dhunshme në Florida


Një person i afërt me 19-vjeçarin e akuzuar për vrasjen e 17 personave në një shkollë të mesme të Floridës kishte paralajmëruar Byronë Federale të Hetimeve në janar mbi “dëshirën e tij për të vrarë njerëz” dhe hetuesit e kanë keqmenaxhuar këtë informacion. Lajmi u konfirmua nga FBI në një deklaratë të premten.

Personi kishte telefonuar më 5 janar duke paralajmëruar zyrën se i akuzuari Nikolas Cruz që dispononte armë, kishte bërë postime shqetësuese në mediat sociale dhe se potencialisht mund të gjuante me armë në një shkollë, thuhej në deklaratë.

Kjo indicie duket të jetë trajtuar e ndarë nga komentet e mëparshme të publikuara në YouTube, në të cilin një person me emrin Nikolas Cruz thoshte: "do të bëhem një profesionist i gjuajtjeve me armë në shkolla”. FBI-ja pranoi se gjithashtu e dispononte këtë informacion, por se kishte dështuar ta lidhte atë me të akuzuarin.

"Sipas protokolleve, informacioni i dhënë nga telefonuesi duhet të ishte vlerësuar si një kërcënim potencial për jetën", thuhej në deklaratën e FBI-së.

Informacioni duhet të ishte përcjellë në zyrën e FBI-së në Miami, ku do të duhet të ishin ndërmarrë hapat e duhur për të hetuar rreth tij. Kemi dalë në përfundimin se nuk është ndjekur protokolli", thotë deklarata.

Masakra e së mërkurës ngriti gjithashtu shqetësime rreth dështimit potencial të sigurisë së shkollës dhe nxiti debatin e vazhdueshëm në SHBA mbi të drejtën e armëmbatjes, që mbrohen nga Amendamenti i Dytë i Kushtetutës amerikane.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG