Në Prishtinë, Fondi Monetar Ndërkombëtarë ka bërë të ditur se qeveria e Kosovës është duke i përmbushur me sukses kriteret që dalin nga marrëveshja e re ndërmjet tyre, që i siguron Kosovës mbështetjeje prej 107 milion eurosh gjatë 20 muajve të ardhshëm. Zyrtarë të këtij fondi paralajmëruan se së shpejti do të bëhet edhe pagesa e fondit të parë prej 46 milionë eurosh për buxhetin e Kosovës. Autoritetet në vend ndërkaq thonë se janë të përkushtuar që t’i përmbushin të gjitha kriteret, që përfshinë qëndrueshmërinë fiskale dhe financiare.