Lidhje

FMN i kërkoi Shqipërisë të përshpejtojë reformat ekonomike


Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar përfundoi sot vizitën 2-javore në Tiranë për rishikimin e shtatë të programit të bashkëpunimit me Shqipërinë.

Drejtuesja e Misionit, Anita Tuladhar, deklaroi para shtypit se Shqipëria duhet të çojë përpara me më shumë shpejtësi reformat themelore ekonomike.

Sipas saj, konsolidimi fiskal duhet të vazhdojë, buxheti po zbatohet sipas parashikimit, rregullimet në politikat monetare janë të nevojshme por nevojiten reforma strukturore për të përmirësuar klimën e biznesit.

Tiranë, FMN thirrje për përshpejtimin e reformave
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:45 0:00

Zonja Tuladhar tha se synimi i qeverisë për rritje ekonomike 3.4 për qind është ende herët si fillim viti, ndërsa inflacioni është nën 2 % për shkak të uljes së çmimeve në karburante etj., dhe presioneve të ulëta inflacioniste nga jashtë.

Drejtuesja e Misionit të FMN-së, Tuladhar, tha gjithashtu se kreditë e këqija në banka duhen ulur më tej, ndërsa sistemi bankar është likuid, i qëndrueshëm dhe i mirëkapitalizuar.

Ajo theksoi se shpresonte që të vazhdonin përmirësimet edhe në sektorin energjitik, i cili është jetik për ekonominë e vendit.

Po ashtu, edhe lufta kundër informalitetit po jepte rezultatet e para. Por kryesori, sipas misionit të FMN-së, mbetet konsolidimi i treguesve makro-ekonomikë.

FMN-së arriti marrëveshje me zyrtarët e Shqipërisë për politikat ekonomike sepse shumë pika të marrëveshjes po ecin spas planit, por nevojitet një shpejtësi më e madhe në zbatimin e reformave strukturore, si e drejta e pronës, dhe sistemi gjyqësor.

Ato kanë rëndësi kritike për të përmirësuar konkurrencën dhe klimën e investimeve.

FMN këshilloi që Banka e Shqipërisë të mbajë politika lehtësuese, duke ulur normën e interesit dhe duke ruajtur qëndrueshmërinë e çmimeve, të rregullojë kreditë problematike, edhe pse sektori bankar mbetet tejet likuid dhe i kapitalizuar mirë.

Kjo do të fuqizonte huadhënien për sektorin privat, edhe pse mund të rritej ekzekutimit të kolateraleve për kreditë e këqija.

FMN pret që rimëkëmbja ekonomike e Shqipërisë të vazhdojë, kryesisht nga investimet e huaja të drejtpërdrejta në sektorin energjetik, ndërkohë që inflacioni nuk është kërcënues dhe vazhdon puna për konsolidim fiskal përmes zgjerimi i bazës tatimore dhe mbledhjes së detyrimeve tatimore.

Qeveria shqiptare, sipas FMN, duhet të përmirësojë menaxhimin e investimeve publike, sidomos partneritetet publik-privat, për të mbështetur rritjen ekonomike, për të ulur risqet fiskale dhe për të siguruar qëndrueshmërinë e borxhit.

XS
SM
MD
LG