Lidhje

Forcat besnike të Gadafit përleshen me ushtarët tunizianë


Forcat besnike të Gadafit përleshen me ushtarët tunizianë
Forcat besnike të Gadafit përleshen me ushtarët tunizianë

Forcat besnike të udhëheqësit libian Moamar Gadafi u përleshën sot me ushtarët tunizianë, pasi kaluan kufirin ndërsa ndiqnin kryengritësit.

Dëshmitarë thanë se forcat tuniziane iu përgjigjën zjarrit, duke i kthyer forcat mbështetëse të Moamar Gadafit sërish në territorin e Libisë.

Zyrtarë tunizianë thanë se mijëra libianë janë shpërngulur drejt Tunizisë gjatë ditëve të fundit, për t’u shpëtuar luftimeve.

Luftime të ashpra janë njoftuar edhe pranë aeroportit në qytetin e Misratës sot, një prej zonave të pakta të qyetit-port të Mesdheut, i cili ende mbahet nën kontrollin e forcave pro qeveritare.

XS
SM
MD
LG