Lidhje

Forcat izraelite vrasin një adoleshent palestinez gjatë përplasjeve


Palestinezët duke u përplasur me forcat izraelite në qytetin Nablus (11 qershor 2021)
Palestinezët duke u përplasur me forcat izraelite në qytetin Nablus (11 qershor 2021)

NABLUS, BREGU PERËNDIMOR - Ushtarët izraelitë qëlluan dhe vranë një adoleshent palestinez të premten gjatë një përplasjeje në Bregun e pushtuar Perëndimor, tha Ministria Palestineze e Shëndetësisë.

Dhuna shpërtheu në një protestë kundër vendbanimeve izraelite pranë qytetit Nablus.

Dëshmitarët thanë se një turmë palestinezësh dogjën goma dhe goditën me gurë ushtarët, të cilët u përgjigjën me gaz lotsjellës, plumba gome dhe të shtëna armësh.

Protestuesit palestinezë duke djegur goma në Nablus
Protestuesit palestinezë duke djegur goma në Nablus

Një palestinez 15-vjeçar u qëllua dhe më vonë vdiq nga plagët e marra, tha Ministria e Shëndetësisë.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se po e verifikonin njoftimin.

Gjatë luftimeve të muajit të kaluar për enklavën Gaza të drejtuar nga palestinezët, trazira u ndezën edhe në Bregun Perëndimor dhe tensionet kanë mbetur të larta.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG