Lidhje

Publikohen fotot e para të anëtares së Kongresit, Giffords


Publikohen fotot e para të anëtares së Kongresit, Giffords
Publikohen fotot e para të anëtares së Kongresit, Giffords

Sot u publikuan fotografitë e para të anëtares së Kongresit amerikan Gabrielle Giffords, e cila u qëllua në kokë në Tuson të Arizonës rreth pesë muaj më parë.

Fotot u publikuan në faqen e zonjës Giffords në Facebook. Fotografitë e tregojnë kongresisten të qeshur, me flokë të shkurtra ku duket lëkura pak e zbardhur por jo shenja të qarta plagësh.

Dy javë pas incidentit ajo u dërgua në një klinikë rehabilitimi në Hjuston, ku vazhdon të kurohet. Në incidentin e 8 janarit, një person qëlloi me armë zjarri ndaj turmës, duke lënë gjashtë të vrarë dhe 13 të plagosur, mes tyre edhe zonjën Giffords.

Që nga incidenti, zonja Giffords u pa vetëm një herë dhe për pak çaste në publik, më 27 prill, kur hipi në një avion për në Florida për të parë nisjen drejt hapësirës të bashkëshortit të saj astronaut, Mark Kelly.

XS
SM
MD
LG