Lidhje

Francë, fundjavë tjetër protestash


Policia përdori të shtunën gazin lotsjellës ndaj "jelekëve të verdhë" në qytetin perëndimor francez Nantë, një fundjavë tjetër protestash antiqeveritare që kanë përfshirë Francën.

Protestat filluan nëntorin e kaluar si shprehje e zemërimit publik ndaj rritjes së taksave të karburantit.

Ato u shndërruan shpejt në një reagim më të gjerë kundër qeverisë së Presidentit Emmanuel Macron, pavarësisht se qeveria nxitoi të hiqte taksën e shtuar dhe të merrte masav të tjera me vlerë prej më shumë se 10 miliardë euro për të rritur fuqinë blerëse të njerëzve me të ardhura më të ulta.

Megjithë përplasjet me policinë në Nantë, demonstratat në qytetet e tjera kryesore franceze ishin paqësore, krahasuar me javët e fundit. Kjo pjesërisht si rrjedhojë e mobilizimit më të madh të policisë.

Në Paris, sipas ministrisë së brendshme franceze, marshuan rreth 3,100 vetë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG