Lidhje

Franca dhe Gjermania bëjnë thirrje për shtimin e vendeve të punës dhe rritje ekonomike


Franca dhe Gjermania bëjnë thirrje për shtimin e vendeve të punës dhe rritje ekonomike
Franca dhe Gjermania bëjnë thirrje për shtimin e vendeve të punës dhe rritje ekonomike

Udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë mbajtën një front të qendrueshëm mbi propozimet që përfshijnë më shumë disiplinë fiskale por gjithashtu përpjekjet për të ringjallur ekonominë e ngadalësuar të Evropës, krijuar vende pune dhe bërë kontinentin edhe më konkurues.

Në konferencën për shtyp në Berlin të transmetuar në televizion, kancelarja gjermane Angela Merkel tha se Franca dhe Gjermania janë të vendosuara për të forcuar financat e eurozonës 17 anëtarëshe ndërkohë nxisin rritjen ekonomike.

Synimi i tyre nuk është thjeshtë stabilizimi i euros por krijimi i një Evrope moderne dhe konkurente.

Zonja Merkel dhe presidenti francez Nicolas Sarkozy po ashtu bënë thirrje për hedhjen e më shumë kapitaleve në fondin evropian për ndihmën ekonomike. Ata bënë thirrje për Greqinë që të respektojë premtimet e saj për reforma dhe për udhëheqësit evropianë që të veprojmë më me shpejtësi në gjetjen e zgjidhjeve për krizën e borxheve dhe të sistemit bankar.

Në krye të dy ekonomive më të mëdha të Evropës, zonja Merkel dhe zoti Sarkozy kanë qënë motori shtytës për një marrëveshje të re fiskale të mbështetur nga shumica e vendeve të Bashkimit Evropian në muajin dhjetor. Britania është i vetmi vend që nuk pranoi të merrte pjesë në marrëveshje.

Udhëheqësit francezë dhe gjermanë thanë se shpresojnë se detajet e marrëveshjes do të jenë në vend këtë muaj dhe se do të nënshkruhet deri me 1 mars. Analisti Laurent Maruani, me shkollën e biznesit HEC në Paris tha se dy udhëheqësit evropianë janë të vendosur për të prezantuar një front të bashkuar.

“Tani që e kanë shtyrë dhe terhequr Evropën në të gjitha drejtimet, nuk mund të tërhiqen. Tërheqja do të jetë katastrofale për të dy.”

Zonja Merkel dhe zoti Sarkozy po ashtu mbështetën një ide të debatuar për taksimin e transaksioneve financiare për të cilën zoti Sarkozy ka premtuar se do ta zbatojë i vetëm nëse nuk mbështetet nga anëtarët e bllokut.

Presidenti francez tha se “lojtarët” financiarë përgjegjës për futjen e eurozonës në krizën aktuale duhet gjithashtu të paguajnë për daljen nga kriza. Nëse Franca nuk ushtron ndikim për zbatimin e taksës, kjo ide ndoshta mund të mos përfillet ndonjëherë.

Borxhet evropiane dhe kriza bankare dominuan agjendën e Bashkimit Evropian për pjesën më të madhe të vitit 2011 dhe nuk duket se do të dalë nga horizonti edhe për pak kohë.

Si Franca ashtu edhe Gjermania përballen me mundësinë e zhvlerësimit të kreditimit, pas zhvlerësimit që ju bë ekonomive të renduara si ajo e Spanjës dhe Italisë.

XS
SM
MD
LG