Lidhje

Trupat franceze në Afganistan


Presidenti francez Hollande thotë se planifikon të tërheqë të 2 mijë trupat luftarake nga Afganistani deri në fund të vitit.


Presidenti francez, Francois Hollande thotë se planifikon të tërheqë të 2 mijë trupat e tij luftarake nga Afganistani deri në fund të vitit, por se Franca do të vazhdojë të mbështesë vendin e shkatërruar nga lufta.

Gjatë një vizite të paparalajmëruar sot në Afganistan, zoti Hollande tha se një mijë e 300 trupa të tjera do të vazhdojnë të qëndrojnë në vend në rol mbështetës për forcat afgane të sigurisë.

Udhëheqësi francez tha se tërheqja e parë do të bëhet në koordinim të ngushtë me qeverinë afgane dhe aleatët e NATO-s.

Zoti Hollande i bëri komentet pas takimit sot në Kabul me Presidentin afgan Hamid Karzai. Në një konferencë të përbashkët shtypi, Presidenti francez tha se Franca ende do të ketë një prani në Afganistan, por një rol të ndryshëm nga e kaluara - duke u përqëndruar në frontin civil.
XS
SM
MD
LG