Franca po shton pjesëmarrjen e saj në sulmet ajrore kundër Shtetit Islamik duke dërguar një aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme, pas sulmit terrorist që vrau 20 vetë, përfshi tre sulmuesit, javën e kaluar në Paris.
Nga bordi i aeroplanmbajtëses Charles de Gaulle, Presidenti francez Francois Hollande dënoi reagimin e ngadalshëm të bashkësisë ndërkombëtare ndaj grupit militant ndërsa ai pushtoi pjesë të Irakut dhe Sirisë. Ai u tha trupave se situata "justifikon praninë" e anijes në rajon.
Një nga sulmuesit e gazetës franceze pretendoi lidhje me grupin Shteti Islamik.
Njoftimi pason një vote të ligjvënësve francez të martën që zgjeron angazhimin ushtarak të vendit përkrah Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera në një fushatë ajrore të qëndrueshme kundër grupit Shteti Islamik në Irak dhe Siri. Franca ishte një nga partnerët e parë të koalicioni të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.