Lidhje

Një sulmues vret nënën e motrën në Paris


Policia franceze tha se një burrë theri për vdekje dy persona dhe plagosi një të tretë në një qytezë në perëndim të Parisit, para se të qëllohej e të vritej nga policia.

Pak pas njoftimit për sulmin në qytezën Trappes, grupi militant Shteti Islamik e mori përsipër përgjegjësinë nëpërmjet një njoftimi në agjencinë e tij të lajmeve Amaq.

Ministri i Brendshëm francez, Gerard Collomb, tha se personi që vrau të ëmën dhe të motrën, kishte "probleme të rënda psikiatrike".

Ai tha se sulmi nuk po trajtohet si akt terrorist, pavarësisht pretendimit të grupit Shteti Islamik.

Ministri Collomb tha se personi i plagosur që është po ashtu një grua, nuk ishte anëtar i familjes së sulmuesit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG