Lidhje

Vazhdojnë kërkimet për zbardhjen e vrasjes së një familjeje në Francë


Presidenti francez Francois Hollande premtoi se do të bëhet çdo gjë për të gjetur personat përgjegjës

Presidenti francez Francois Hollande premtoi se do të bëhet çdo gjë për të gjetur personat përgjegjës për vrasjen e katër njerëzve në Alpet franceze, përfshi tre anëtarë të një familje britanike.

Policia në Alpet francize tha se katër të rritur u qëlluan për vdekje ndërsa dy vajza të reja mbijetuan, një prej tyre poshtë trupave të dy viktimave.

Pas një takimi dje në Londër me kryeministrin britanik David Cameron, presidenti Hollande tha se policia franceze po ndan informacione me homologjët britanik.

"Shpreva më pare emocionet e mia dhe solidaritetin me britanikët që ashtu si francezët mësuan tragjedinë e tmerrshme që ndodhi në Annecy dhe që ka prekur një familje britanike dhe një francize. Do të bëjmë të pamundurën për të gjetur përgjegjësit dhe të vërtetën pas kësaj drame."

Një prokuror francez u tha gazetarëve se një çiklist u zbulua të ishte qëlluar disa herë pranë vendit të ngjarjes në një parkim në zonën e Liqenit Annecy të mërkurën mbasdite.

Një vajzë që besohet të jetë rreth tetë vjeç po mëkëmbet nga plagët e të shtënave ndërsa një vajzë tjetër e vogël, që besohet të jetë rreth katër vjeçe, u gjet e fshehr në makinë poshtë trupave. Ajo nuk ishte lënduar.

"Sigurisht që sa më shpejt të zbulojmë se çfarë ndodhi, aq më mire do të jetë për të gjithë. E gjithë mbështetja e qeverisë britanike për këta dy fëmijë do të jetë e mjaftueshme për ndihmë.”

Të dyja vajzat mbeten të shtruara në spital dhe nën mbikëqyrjen e policisë. Afro 60 policë, britanikë dhe francezë po hetojnë krimin.
XS
SM
MD
LG