Lidhje

Bernard Cazeneuve, emërohet kryeministër i Francës


Bernard Cazeneuve
Bernard Cazeneuve

Ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve, është emëruar në postin e kryeministrit të Francës.

Presidenti Francois Hollande i besoi atij qeverinë pas vendimi të kryeministrit të deritashëm, Manuel Valls, për të dhënë dorëheqjen, në mënyrë që të konkurrojë në zgjedhjet paraprake të Partisë Socialiste për t'u bërë kandidat i saj në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

Valls, 54 vjeçar, vendosi të konkurrojë për të trashëguar presidentin Hollande i cili javën e kaluar tha se nuk do të kërkojë një mandat të dytë.

Si ministër i Brendshëm, Bernard Cazeneuve, ishte në krye të përballjes me ekstremistët islamikë që vranë në disa sulme gjatë dy viteve të shkuara mbi 200 veta, përfshirë edhe sulmet e bashkërenduara të vitit të kaluar në Paris, që lanë pas vetes 130 të vrarë.

Nëse Valls fiton në zgjedhjet paraprake të socialistëve në muajin janar, do të përballet me ish kryeministrin, François Fillon, kandidatin 62 vjeçar të Partisë Republikane të qendrës së djathtë, i cili javën e shkuar fitoi në zgjedhjet paraprake të kësaj partie.

Zgjedhjet presidenciale franceze mbahen në pranverë.

XS
SM
MD
LG