Dhjetra mijëra protestues dolën në rrugët e Parisit dje në valën e zëmërimit që ka përfshrië Evropën lidhur me masat shtrënguese ekonomike. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Lisa Brajant na informon nga kryeqyteti francez.
Atmosfera ishte pothuajse festive, ndërsa shitësit ambulantë piqnin suxhukë dhe protestuesit marshonin nëpër Paris në një ditë me diell. Por thirrjet e tyre për rrezistentë kundër planeve shtrënguese ekonomike të Francës dhe Bashkimit Evropian ishin tepër serioze.
Të martën, ligjvënësit francezë pritet të debatojnë paktin e ri të Bashkimit që kërkon nga vendet nënshkruese të ulin deficitin në 0.5 përqind të prodhimit ekonomik. Por pronari 61-vjeçar i një dyqani, Michel Truquet, do që qeveria e tij të mbajë më parë një referendum lidhur me këtë pakt.
Truquet thotë se bazat e çdo demokracie kërkojnë që njerëzit të vendosin dhe ligjvënësit të votojnë për buxhetin kombëtar dhe jo Evropa.
Partitë dhe shoqatat e majta që organizuan demonstratën e djeshme logaritën se mes 50 mijë në 80 mijë njerëz morrën pjesë në protestë. Policia nuk u shpreh për ndonjë shifër, por media franceze llogariti se numri i pjesëmarrësve ishte më i ulët.
Javën e kaluar, qeveria e majtë e Presidentit Francois Hollande shpalli buxhetin e ri që parashikon shkurtimin e ndjeshëm të deficitit të Francës, duke ngritur taksat për të pasurit dhe duke bërë shkurtime të thalla për shpenzimet.
Politikani i të majtës ekstreme, Jean-Luc Melenchon tha se demonstrata nuk ishte organizuar kundër qeverisë. Por 18 vjeçari Virgile Leblanc tha se ishte thellësisht i zhgënjyer nga Presidenti Hollande, i cili erdhi në pushtet në muajin maj, duke mos i kushtuar rëndësi masave shtrënguese ekonomiek dhe duke premtuar për nxitjen e rritjes ekonomike të Francës.
Leblanc thotë se francezët shpresonin të shikonin ndryshime krahasuar me qeverinë e vjetër konservatore, por Presidenti Hollande nuk ka ndonjë ndryshim prej tyre.
Demonstruesit e Parisit thanë se ishin në solidaritet me banorët 17 vendeve të eurozonës që janë në vështirësi. Edhe grekët dhe spanjollët kanë dalë nëpër rrugë gjatë ditëve të fundit për të shprehur zëmërimin kundër masave të reja shtrënguese. Protesta u zhvilluan gjithashtu edhe në Bruksel.