Lidhje

Kryeministri francez Ayrault paraqet pojekt-buxhetin 2013


Kryeministri francez Jean-Marc Ayrault prezantoi sot projekt-buxhetin që parashikon rritje taksash për të pasurit, por që nuk prek 90 për qind të familjeve franceze. Projekt-buxheti synon të vërë nën kontroll borxhin publik që është rritur 30 për qind gjatë katër vjetëve të fundit.

Kryeministri francez premtoi se buxheti rivendos drejtësinë sociale, garanton që brezat e ardhshëm të Francës nuk do të mbajnë në kurriz shpenzimet aktuale si dhe i hap rrugën rritjes ekonomike.

Projekt-buxheti për vitin fiskal 2013 synon të sjellë në arkën e shtetit 30 miliardë euro përmes rritjes së taksës mbi të ardhurat dhe mbi kompanitë e mëdha. Paketa e masave gjithashtu premton të ulë deficitin buxhetor në 3 për qind të Prodhimit të Përgjithshëm, një objektiv tepër ambicioz në një kohë vështirësish ekonomike. Ekonomia franceze pritet të rritet vetëm 0.8 për qind vitin e ardhshëm.
XS
SM
MD
LG