Lidhje

Francë: Qeveria e Nicolas Sarkozy jep zyrtarisht dorëheqjen


Qeveria konservatore e ish presidentit francez Nicolas Sarkozy dha zyrtarisht dorëheqjen, duke hapur kështu rrugën për inaugurimin e presidentit të ri Francois Hollande javën e ardhshme.

Kryeministri Francois Hollande njoftoi sot me anë të një letre zotin Sarkozi se ai dhe ministrat e tij jepnin dorëheqjen, edhe pse kabineti do të vazhdojë të kujdeset për çështjet e përditshme, deri në inaugurimin e zotit Hollande më 15 maj.

Disa orë pasi të bëjë betimin, zoti Hollande do të shkojë në Berlin për t’u këshilluar me Kancelaren Angela Merkel mbi ekuilibrimin e mundshëm të politikave ekonomike shtrënguese në Evropë të imponuara nga Gjermania me planet e tij pro-rritje.

Zoti Hollande, i Partisë Socialiste, u zgjodh të dielën, pas votimit në balotazh, me 52 për qind të votave, kundrejt 48 për qind të zotit Sarkozi, të cilin votuesit e ndëshkuan për shkak të ekonomisë së ngadaltë, rritjes së papunësisë dhe miratimit të masave të forta shtrënguese.

XS
SM
MD
LG