Lidhje

Mandoi: Trafiqet po kthehen në të gjithë Mesdheun


"Kriza ekonomike që goditi Greqinë, Italinë dhe perëndimin, solli nevojën për të ripërdorur të gjitha kanalet e mundshme, që të sigurohen para me çdo mënyrë” - tha zëvendës-prokurori kombëtar i anti-mafias së Italisë, Francesco Mandoi.

Zëvendës-prokurori kombëtar i anti-mafias së Italisë, Francesco Mandoi, deklaroi në Tiranë se grupet kriminale në Mesdhe po kthejnë format e vjetra të trafiqeve, për të siguruar sa më shumë fitime. Zoti Mandoi erdhi në Tiranë për të marrë pjesë në konferencën mbi forcimin e bashkëpunimit ndërmjet prokurorive të Ballkanit perëndimor dhe përshtatjen e ligjeve me Bashkimin Europian.
Trafiqet e paligjshme
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:02:41 0:00

“Ideja ime është që ka një ripërdorim të kanaleve të vjetra të trafikut, jo vetëm të drogës dhe jo vetëm nga Shqipëria” - tha zoti Mandoi. - Kriza ekonomike që ka goditur Greqinë, Italinë dhe gjithë perëndimin, ka sjellë nevojën për të ripërdorur të gjitha kanalet e mundshme, në mënyrë që të sigurohen para me çdo mënyrë, sado të vjetër”.

Zëvendës-prokurori i antimafias italiane, Mandoi, tha se grupet kriminale po trafikojnë cigare, drogë dhe emigrantë si kohët e mëparshme. “Por ky nuk është vetëm problem i Shqipërisë. Ndoshta Shqipëria sjell një fluks më të qëndrueshëm, por ka flukse trafiqesh edhe nga Greqia, nga Turqia etj., është pra, një fluks, që përfshin të gjithë zonën mesdhetare - tha ai.

Avioni i Divjakës tregoi edhe një herë, sipas tij, nevojën për bashkëpunim më të mirë ndërkombëtar. Pala shqiptare ka shkëmbyer informacion me policinë italiane, dhe me siguri do të ketë edhe shkëmbime në nivel prokurorësh.

“Prokuroria italiane dhe ajo shqiptare mund të bashkëpunojnë më ngushtë. Ato mund të pyesin njëra tjetrën se çfarë duhet bërë që letër-porosia me kërkesa për tranferime të jetë sa më efikase. Këto marrëdhënie do të shtojnë suksesin e drejtësisë”, pohoi zëvendës-prokurori kombëtar i anti-mafias së Italisë, Francesco Mandoi.

Italia dhe Shqipëria kanë nënshkruar marrëveshje për ekstradimin e kriminelëve nga të dy vendet dhe mbi sekuestrimin e pasurive të grupeve kriminale. Ligjet vlerësohen si të përshtatshme, por ekspertët besojnë që po të përmirësohet shkëmbimi i të dhënave më të detajuara dhe më të vlefshme, atëherë edhe dënimet do tw qëndrojnë edhe në gjykatat e Apelit dhe të Kasacionit.

XS
SM
MD
LG