Lidhje

Freizer: Fituesi i Tiranës të përcaktohet bazuar në rregullat e miratuara para zgjedhjeve


Freizer: Fituesi i Tiranës të përcaktohet bazuar në rregullat e miratuara para zgjedhjeve
Freizer: Fituesi i Tiranës të përcaktohet bazuar në rregullat e miratuara para zgjedhjeve

Sabine Freiser, drejtuese programi për Evropën me Grupin Ndërkombëtar të Krizave, shprehet sot përmes një artikulli në faqen e grupit në Internet se çdo zbatim në praktikë i ndryshimit të procedurave të numërimit të votave, sado i drejtë që të duket në pamje të parë, do të ndryshonte në fakt rregullat e lojës dhe do ta zhyste Shqipërinë në kaos.

Në një garë të tillë, kaq të ngushtë, që praktikisht ka përfunduar në barazim, thotë ekspertja e Grupit të Krizave, fituesi duhet të përcaktohet nga zbatimi me rigorozitetin maksimal të rregullave të miratuara që më parë. KQZ, thotë ekspertja, vendosi më 18 maj, me një votim 4 me 3, që në vet-vete duket në kundërshtim me kodin zgjedhor, të përfshijë në rezultat edhe votat e parregullta të hedhura në kuti të gabuara, që jo vetëm vonoi procesin e numërimit, por që mund të çojë edhe në ndryshim rezultati.

Kodi zgjedhur nuk e jep të qartë se si duhen trajtuar këto fletë-votime, thotë zonja Freiser. Por gjatë zgjedhjeve të vitit 2007 dhe 2009, ata janë trajtuar si të pavlefshme. Ekspertët i kishin kërkuar KQZ që të sqaronte që përpara zgjedhjeve statusin e fletëve të hedhura në kuti të gabuara, por KQZ-ja nuk e bëri dot këtë. Gjatë pjesës më të madhe të seancave të trejnimit, thotë ajo, komisionerëve iu tha që t’i konsideronin këto vota si të pavlefshme dhe shumica e komisionerëve e përfunduan në këtë mënyrë procesin e numërimit në Tiranë dhe në qytetet e tjera. Mosmarrëveshja pritet t’i kalojë Kolegjit Elektoral.

Komuniteti ndërkombëtar, thotë analistja e Grupit të Krizave, Sabine Freiser, duhet të kërkojë haptazi nga kandidatët Basha dhe Rama të angazhohen qartazi për të respektuar vendimin e Kolegjit Elektoral. Komisioni Evropian, shton ajo, duhet të tërheqë rekomandimin që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat, nëse ka dhunë të shoqëruar me viktima gjatë protestave pas zgjedhjeve.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG