Lidhje

Frontex-i ndihmon Shqipërinë

Një ekip policësh të Bashkimit Evropian po ndihmon Shqipërinë të ndalë rrjedhën e emigrantëve që kalojnë kufirin e saj me Greqinë për të arritur në Evropën perëndimore dhe veriore.

Pesëdhjetë policët nga Gjermania, Republika Çeke, Letonia dhe Lituania po punojnë në kuadrin e policisë kufitare të Bashkimit Evropian të njohur me emrin Frontex.

Frontex ndihmon Shqipërinë
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:37 0:00

Ekipet e policisë së Bashkimit Evropian veprojnë në Shqipëri që nga 22 maji i këtij viti.

"Gjatë dy muajve të fundit, ne kemi vendosur disa ekipe këtu, për të ndihmuar zyrtarët shqiptarë në çështjen e hyrjes së emigrantëve përmes kufirit. Prapa meje duken kufijtë grekë. Shohim një hyrje të vazhdueshme të emigrantëve këtu dhe kemi ardhur për të ndihmuar policinë shqiptare në mbikqyrjen e kufirit dhe zbulimin e çdo aktiviteti të mundshëm kriminal, duke përfshirë edhe kontrabandën e njerëzve", thotë zëdhënësi i FRONTEX-it, Krzystof Borowski për televizionin Reuters.

Disa prej emigrantëve të ndaluar në kufi banojnë në një qendër pritjeje për azilkërkuesit në Tiranë.

"Para një viti e gjashtë muajsh, u largova në këmbë nga Iraku për në Turqi, duke i paguar dikujt 500 euro. Qëndrova në Turqi 15 ditë dhe pastaj shkova në Greqi me anije, duke paguar 1500 euro. Në Greqi qëndrova një vit e pesë muaj dhe pas kësaj erdha në Shqipëri, ku ndodhem tani,” thotë Ali Sulejman, emigrant nga Iraku.

"Dua të shkoj në Gjermani, dua të jetoj në Gjermani. Gjermania është shumë e mirë, është shumë mirë të jetosh në Gjermani".

"Motra ime jeton në Gjermani, dua të shkoj në Gjermani", thotë emigranti irakian.

This item is part of

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG