Lidhje

Fshatarët shtojnë zjarre të konsiderueshme në zonat bujqësore


Fshatarët shtojnë zjarre të konsiderueshme në zonat bujqësore
Fshatarët shtojnë zjarre të konsiderueshme në zonat bujqësore

Një numër i konsiderueshëm zjarresh kanë shpërthyer javën e fundit në rrethet jugore të Shqipërisë, kryesisht në zonat bujqësore. Repartet e mbrojtjes ndaj zjarrit janë në gadishmëri qysh nga fillimi i qershorit, por vetëm tani nga 1 gushti e këtej fshatarët rinisën traditën e tyre negative të djegies së qëllimshme të kullotave dhe tokave bujqësore, - thotë Alfred Olli, Drejtor i emergjencave civile në ministrinë e brendshme.

“Për ne periudha më e vështirë është nga data 1 gusht dhe deri sot që po flasim. Ka patur një numër të konsiderueshëm vatrash zjarri në territorin e vendit. Pjesa më e prekur ka qenë zona e jugut të Shqipërisë, kryesisht Qarku i Vlorës. Brenda Qarkut të Vlorës veçoj Sarandën dhe Delvinën. Qarku i Gjirokastrës gjithashtu ka probleme në shumë komuna” - tha ai.

Zoti Olli thotë se në zonat qytetare zjarret më të rënda janë shënuar në Elbasan ku u dogj teatri Skampa dhe në Malësinë e Madhe ku humbi jetën një fëmijë. “Gjatë kësaj periudhe nuk kemi patur dëmtime në pronë private ose në objekte të tjera, përveç zjarrit në teatrin Skapma dhe një rast fatkeq që ndodhi të mërkurën në Malësinë e Madhe kur për shkak të djegies së një banese provate familjare kemi patur një viktimë një fëmijë të mitur dyvjeçar. Ky është i vetmi rast me humbje jetësh njerëzore. Nuk bëhet fjalë për dëmtime massive në vepra të tjera infrastruktutore, pronë publike ose në pronë private” - tha ai.

Drejtori i emergjencave civile shton se zjarret kanë qenë të kategorisë së ulët dhe të mesme, ndërsa për dëmet materiale ende nuk është bërë bilanci financiar.

“Kemi një numër të vogël zjarresh që kanë prekur një numër masivesh pyjore, pemë frutore dhe ullinjtë. Dëmtime ullinjsh dhe dru frutorë kemi në Sarandë dhe në Delvinë dhe në Gjirokastër. Shumica e zjarreve kanë qenë në bimësinë e ulët, pra nuk ka situata emergjence në pyjet kombëtare, të cilat kanë nga ne edhe një mbrojtje të veçantë.

Marrëveshje bashkëpunimi me vendet fqinje si Italia dhe Greqia që mbulojnë raste për ndërhyrje nga ajri. Po ashtu specialistët italianë kanë përgatitur një hartë digjitale satelitore për mbrojtjen nga zjarri të gjithë territorit të Shqipërisë, e cila në çdo çast shënon në kohë reale gjendjen e temperaturave, zjarreve dhe zonave me rrezikshmri të lartë. Kjo e ka rritur mjaft shpejtësinë e reagimit të zjarrfikësve. Po ashtu një projekt i Bankës Botërore do të sjellë 3 makineri zjarrfikëse speciale për ndërtesat e larta në kryeqytet dhe për zjarret në pyjet malorë.

XS
SM
MD
LG