Lidhje

Katastrofa në Fukushima, gabim njerëzor


Një komision parlamentar në Japoni bën përgjegjës si qeverinë edhe kompaninë që menaxhon kompleksin, Tokyo Electric Power

Një komision parlamentar në Japoni arriti në përfundimin se katastrofa bërthamore e vitit të kaluar në Fukushima ishte shkaktuar nga gabime njerëzore, ndërkohë që autoritetet kanë njoftuar për rikthimin e debatueshëm tek energjia bërthamore për herë të parë pas krizës.

Raporti i mbështetur në një hetim gjashtë mujor bënte përgjegjës si qeverinë, ashtu edhe kompaninë që menaxhon kompleksin, Tokyo Electric Power që nuk arritën të parashikonin aksidentin më të rëndë bërthamor që kur ndodhi katastrofa e Çernobilit në vitin 1986 në Ukrainë.

Komisioni hetimor arriti në përfundimin se zyrarët “me qëllim i shtynë vendimet” që do ta kishin mbrojtur kompleksin e Fukushimës nga tërmeti masiv dhe cunami i marsit të vitit të kaluar.

Në raportin shumë kritik, komisioni thoshte se aksidenti “nuk mund të quhet një katastrofë natyrore” dhe se pasojat e saj “mund të kishin qenë më të buta nëse reagimi do të kishte qenë më efektiv”.
XS
SM
MD
LG