Lidhje

Komisioneri i BE-së Fule në Prishtinë


Stefan Fule: Kosova ka bërë përparime të mëdha por duhet të përmbushë marrëveshjet me Serbinë dhe kritere të tjera përpara se të filloj dialogun për asociimin

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin Stefan Fule tha se Kosova po lëviz më pranë BE-së por ka ende punë për të bërë. Komisioneri tha se Kosova ka bërë përparime të mëdha por duhet të përmbushë marrëveshjet me Serbinë dhe kritere të tjera përpara se të filloj dialogun për asociimin.

Bashkimi Evropian tha sot se Kosova ka bërë hapa të mëdha por duhet të zbatojë marrëveshjet me Serbinë dhe përmbushë detyrime të tjera para se të fillojë dialogu për asociimin me BE-në.

"Keni arritur shumë këtë vit, duke filluar nga dialogu për liberalizimin e vizave në janar dhe atë për sundimin e ligjit në maj. Keni bërë përparim thelbësor në pjesmarrjen e programeve të Bashkimit Evropian, ku tashmë jo vetëm po bisedojmë por kemi filluar të miratojmë vendime shumë të rëndësishme”, tha komisioneri Fule në Prishtinë.

Kryeministri Thaçi u bëri jehonë arritjeve të Kosovës dhe tha se integrimi i Kosovës në BE është synimi kryesor i vendit të tij.

Komisioneri Fule tha se Kosova ka nevojë megjithatë të bëjë më shumë, përfshirë përmirësimin e kritereve të caktuara si sundimi i ligjit, aftësitë administrative, mbrojtja e minoriteteve dhe tregëtia. Ai tha gjithashtu se marrëdhëniet me Beogradin janë një prioritet, një deklaratë kjo që ai e bëri gjithashtu edhe në Serbi.

"Është e thelbësore të filloni të zbatoni marrëveshjet e arritura mes Beogradit dhe Prishtinës sot, mesazh ky që e theksova gjitashtu dje në bisedimet që pata në Beograd”.

Kryeministri Hashim Thaçi thotë se Kosova është gati të përmirësojë marrëdhëniet me Serbinë.

Kosova është gati të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë.

Komisioneri Fule vizitoi Serbinë dje një ditë pasi tha se Beogradi nuk ishte gati të fillonte bisedimet e pranimit në BE për shkak të tensioneve me Kosovën.

Bisedimet e ndërmjetësuara nga BE-ja mes Beogradit dhe Prishtinës filluan në mars të vitit 2011, dhe synojnë të normalizojnë marrëdhëniet mes të dy vendeve, të cilat dëshirojnë të hyjnë në BE.

XS
SM
MD
LG