Lidhje

Guvernatori Fullani thotë se ekonomia po rritet ngadalë


Zoti Fullani deklaroi se ekonomia në tremujorin e parë është më e dobët për sektorin prodhues, dhe më mirë në atë të shërbimeve.

Banka e Shqipërisë vendosi sot të mbajë të pandryshuar normën baë të interesit në 4,25 për qind. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, deklaroi se ekonomia po rritet ngadalë dhe nën potencialin e vet, inflacioni i ulët nuk ka presione rritje, përveç rritjes së çmimeve të ushqimeve.

Guvernatori Fullani, deklaroi se ekonomia në tremujorin e parë është më e dobët për sektorin prodhues, dhe më mirë në atë të shërbimeve. Likuiditeti i parasë është në përputhje me parashikimet – tha zoti Fullani – dhe deficiti buxhetor është ulur. Kërkesa e huaj për investime është tkurrur, ndërsa kërkesa e brendshme është ende e ulët.

Sipas tij, bankat kanë ulur financimin për qeverinë ashtu si edhe kreditimin e sektorit privat. Guvernatori Fullani tha se të gjithë janë të prirur për kursime, kreditimi është ngadalësuar, sepse ka rënë kërkesa për kredi dhe janë rritur masat e bankave, ndonëse rezervat dhe shëndeti i sistemit bankar është i qëndrueshëm.

Guvernatori Fullani tha se ngadalësimi i ekonomive fqinje po ndikon edhe në jetën e Shqipërisë. Ai tha se bankat greke në Shqipëri janë më mirë nga gjendja se qendrat e tyre në Greqi. Ato tashmë janë shndërruar nga degë në filiale, janë me fitim dhe japin kredi, por kujdesi për to është i madh.
XS
SM
MD
LG