Lidhje

Futbolli i femrave në Shqipëri


Futbolli i femrave në Shqipëri
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:09 0:00

Në Edmonton të Kanadasë po zhvillohet gjatë qershorit kampionati botëror i futbollit për femra.

Futbolli për femra në Shqipëri
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:52 0:00

24 skuadrat më të mira nga gjithë kontinentet po garojnë midis tyre deri në finalen e madhe që do të mbahet në ditët e para të korrikut.

Kampionati botëror po ndiqet me interes edhe në Shqipëri, ndonëse ekipi i saj kombëtar nuk arriti të kalojë fazën eleminatore.

Kampionati i futbollit për femra nisi zyrtarisht në vitin 2009, pas një turneu promovues në vitin 2007. Liga e Parë u luajt në sezonin 2010 -2011.

Ekipi Ada i Velipojës doli kampione dhe për të parën herë përfaqësoi Shqipërinë në Ligën e Kampioneve për Femra të organizuar nga UEFA.

Drejtuesi i parë i ekipit kombëtar të futbollit për femra, Altin Raklli, thotë se kampionati vendas është ende në fazat e para, megjithatë ai ka zbuluar shumë talente në Shqipëri dhe në Europë.

Në 2013 Shqipëria kaloi fazën paraeleminatore ndaj Luksemburgut, Maltës dhe Letonisë dhe u kualifikua për në fazën eleminatore të Botërorit.

Vajzat shqiptare janë po aq të pasionuara sa edhe djemtë dhe brenda pak vitesh kanë arritur rezultate domethënëse në fazat eleminatore të kampionateve europiane dhe ato botërore.

Kapitenia e ekipit kombëtar Aurora flet me krenari për ndeshjet e para dhe fitoret e para me klubet dhe me përfaqësuesen e Shqipërisë, nga ndeshja e parë miqësore kundër Maqedonisë në maj 2011 në Pogradec dhe deri te fitorja me Greqinë për eleminatoret e Botërorit.

Në ato eleminatore Shqipëria mundi vetëm Greqinë në Tiranë 1-0, por nuk pati sukses në ndeshjet e tjera.

Aktualisht Kombëtarja e Shqipërisë po përgatitet për ndeshjet eleminatore të kampionatit europian, ku shorti e ka nxjerrë në grupin 3 me Francën, Ukrainën, Rumaninë dhe Greqinë.

Ekipi kombëtar i femrave të Shqipërisë po i rrit rezultatet nga ndeshja në ndeshje brenda pak vitesh, por edhe kampionati vendas po forcohet gradualisht.

Pothuaj çdo qytet i madh ka ekipin e vet të femrave si Vllaznia e Shkodrës, Tirana, Dajti, Kinostudio, Kukësi, Shkëndia, Durrësi, Elbasani, The Door, Dardania, dhe Apolonia e Fierit.

Kampionatin e parë e ka fituar Tirana në 2009, pastaj 3 vjet rresht e fitoi Ada e Velipojës 2010, dhe dy vitet e fundit kampione kombëtare e futbollit për femra është Vllaznia e Shkodrës.

XS
SM
MD
LG