Komisioneri i Bashkimit Evropian për zgjerimin Stefan Fyle, tha sot pas takimit me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama se Shqipëria i ka aftësitë për të kapërcyer sfidat me të cilat ndeshet në rrugën drejt integrimit evropian.
Komisioneri Fyle u bëri thirrje autoriteteve shqiptare të konsolidojnë dhe përshpejtojnë reformat, sidomos në çështjet e sundimit të ligjit dhe të jenë në gjendje të tregojnë rezultate konkrete para se Këshilli Evropian të mblidhet për të marrë vendim.
Zyrtari i lartë evropian, vlerësoi masat e marra nga autoritetet në drejtim të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Takimi i radhës i Dialogut të Nivelit të Lartë për Përparësitë Kryesore do të zhvillohet në fillim të qershorit.
Në qershor, Shqipëria pret të marrë statusin e vendit kandidat, një status që nuk ka arritur ta sigurojë dot që prej 4 vitesh.