Lidhje

Grevat e sindikatave rrezikojnë të paralizojnë Francën


Grevat e sindikatave po rrezikojnë të paralizojnë Francën dhe t’i japin edhe një goditje tjetër qeverisë së Presidentit Nikola Sarkozi.

Grevat 24 orëshe që fillojnë sot në mbrëmje pritet të ndërpresin trafikun hekurudhor dhe ajror, si edhe mësimin në shkolla dhe drejtuesit e sindikatave kanë thënë se parashikojnë që qindra mijëra njerëz të dalin nëpër rrugë nesër.

Ky veprim masiv ndërmerret në shenjë proteste ndaj propozimit të qeverisë për të rritur moshën e pensionit nga 60 në 62 vjeç.

Në kushtet e krizës ekonomike, qeveria e zotit Sarkozi ka thënë se rritja moshës së pensionit mund t’i kursejë vendit miliarda dollarë.

Sipas një ankete, tre ndër katër francezë e mbështesin veprimin e sindikatave. Por e njëjta anketë tregon se 65 për qind dyshojnë se do të ketë ndonjë ndikim tek qeveria.

XS
SM
MD
LG