Lidhje

G-8 i bën thirrje Lidhjes Arabe dhe grupeve rajonale për një rol më aktiv në Libi


G-8 i bën thirrje Lidhjes Arabe dhe grupeve rajonale për një rol më aktiv në Libi
G-8 i bën thirrje Lidhjes Arabe dhe grupeve rajonale për një rol më aktiv në Libi

Ministrat e jashtëm të grupit të vendeve më të industralizuara në botë, G-8 të mbledhur në Paris, i shprehen ngushëllime Japonisë pas tërmetit shkatërrimtar. Libia mbizotëroi në mbledhjen e nivelit të lartë, ku Franca nuk arriti të sigurojë mbështetjen e vendeve të tjera të grupit për vendosjen e zonës së ndalim fluturimit.

Në konferencën e fundit për shtyp në të cilën munguan ministrat e jashtëm të Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë, ministri i jashtëm francez i punëve të jashtme Alen Zhype nderoi mijëra personat që kanë humbur jetën pas tërmetit dhe cunamit shkatërrimtar në Japoni, e cila tani po ndeshet me probleme emergjente bërthamore.

"Takimi ynë u zhvillua në rrethana dramatike. Që mbrëmë ne donim të shprehnim ngushëllimet dhe simpatinë tonë qeverisë dhe popullit japonez," - tha zoti Zhype.

Ministri i jashtëm japonez Takeaki Matsumoto shprehu falenderimin e tij për mbështetjen që kolegët e G-8-ës i dhanë vendit të tij.

Ndërkohë përpjekjet e Francës për të sjellë në rendin e ditës vendosjen e zonës së ndalim-fluturimit në Libi dështuan pasi në deklaratën përfundimtare ministrat e jashtëm të G-8-tës nuk përmendën fare zonën e ndalim flutirimit në Libi.

Kriza në Libi dominoi në takimin e parë që u zhvilluar në Paris nën udhëheqjen e Francës, por Gjermania dhe Rusia bllokuan kufizimin e fluturimeve që kërkonte Franca dhe Britania.

Ministri i jashtëm rus Serge Lavrov:

"Të gjitha organizatat ndërkombëtare si Lidhja Arabe, Bashkimi Afrikan dhe Organizata e Konferenecës Islamike kanë bërë thirrje për ndalimin e dhunës dhe gjetjen e një zgjidhjeje politike. Ata kanë kundërshtuar ndërhyrjen e forcave të huaja. Rusia i bazon vendimet ndaj këtyre situatave në bazë të njohurive nga vendet që fizikisht janë afër rajoneve të krizave."

Ministrat e jashtëm të G-8-tës i bën thirrje Lidhjes Arabe dhe grupeve tjera rajonale të luajnë një rol më aktiv në zgjidhjen e krizës.

Në deklaratën përfundimtare thuhet se libianët kanë të drejtën për demokraci dhe Gadafi do të përballet me pasoja të rënda nëse injoron të drejtat e qytetarëve të saj. Në deklarat i bëhet thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së të shtojë trysninë kundër zotit Gadafi, duke përfshirë edhe marrjen e masave ekonomike kundër tij.

XS
SM
MD
LG