Lidhje

Takimi i radhës i G-20s


Organizatat humanitare po u bëjnë thirrje udhëheqësve të grupit që të ndërmarrin masa vendimtare mbi rritjen ekonomike

Organizatat humanitare po u bëjnë thirrje udhëheqësve të Grupit G-20, që të ndërmarrin masa vendimtare mbi rritjen ekonomike, ndryshimet klimatike dhe urinë kur të takohen në Los Cabos të Meksikës javën e ardhshme.

Kriza ekonomike e Evropës pritet të mbizotërojë programin e Grupit G-20. Një recesion në Evropë mund të ketë pasoja gjithë-përfshirëse si për vendet e varfra ashtu edhe për ato të pasura.

Steve Price-Thomas i Organizatës Oxfam tha se është shumë e rëndësishme për udhëheqësit e Grupit G-20 që të angazhohen për rritjen ekonomike si për vendet në zhvillim ashtu edhe për vendet e zhvilluara.

“Që nga viti 2009, ata vazhdimisht kanë premtuar të krijojnë një rritje të fuqishme, të qëndrueshme dhe të balancuar.Por ata kanë dështuar vazhdimisht në përmbushjen e këtij angazhimi”.

Ai tha se për vendet në zhvillim kjo do të thotë pengesa për një rritje të qëndrueshme ekonomike.

“Vendet e varfra kanë arritur në maksimumin e aftësive të tyre financare për të mbrojtur vetveten kundër krizës globale që është shkaktuar nga bota e pasur”.

Drejtori i strategjisë së organizatës Oxfam tha se ndikimet e krizës ekonomike janë të qarta. Ai tha se qarkullimi i kapitalit në vendet në zhvilim ra pothuajse 140 miliard dollarë vitin e kaluar, ndërsa ndihmat nga dhuruesit kryesor ra për herë të parë në 14 vjet në pak mbi 3 miliard dollarë.

Neil Watkins i Organizatës Action Aid USA tha se udhëheqësit e Grupit G-20 duhet të trajtojnë sigurimin e ushqimit dhe çmimet e pa-qëndrueshme të artikujve të përdorimit të përditshem.

“Vitin e Kaluar ka mbretëruar një thatësirë historike dhe një krizë urije në Afrikën Lindore dhe çmimet e larta të artikujve ushqimor të këtij vitit kanë venë 13 milion njerëz në rrezik urije në Sahel.”

Ndërsa Adam Taylor i “Advocacy World Vision” tha se shumë njerëz janë ende të uritur me pasoja tragjike.

“Deri tani Grupi G-20 i ka munguar ndjesia e urgjencës dhe vëmendjes që meriton niveli i krizës së ushqimit me të cilen po ballafaqohen komunitetet dhe fëmijët. Mungesa e ushqimit është shkaku kryesor për vdekjen e mbi 2 milion e 500 mijë fëmijve në vit dhe kufizon rritjen dhe potencialin e më tepër se 170 mijë fëmijve anë e mbanë botës. Grupi G-20 me të drejtë është i shqetësuar lidhur me shtimin e stabilitetit dhe rritjes ekonomike, por ekonomitë nuk mund të rriten në mënyrë efektive në qoftë se fëmijtë e tyre nuk mund të rriten për shkak të mungesës së ushqimit".


Organizatat jo-qeveritare pohojnë se raporti i Komisionit të Grupit G-20 ka propozuar zhdukjen e stimujve të bio-karbureve në mënyrë që të pakësohen paqëndrueshmeria e çmimeve të artikujve ushqimorë. Organizatat jo-qeveritare pohojnë se kërkesa për karburante alternative ka pakësuar burimet për artikuj ushqimorë. Mirëpo këto grupe pohojnë se udhëheqësit e Grupit G-20 nuk e kanë përfillur studimin e vetë.

Joseph Powell i Organziatës ONE tha se në mënyrë që vendet në zhvillim të arrijnë një rritje të qëndrueshme, ato duhet të zhvillojnë një transparencë më të madhe në industritë e përpunimit të naftës, gazit dhe mineraleve.

“Në të kaluarën, G-20 ka bërë angazhime të rëndësishme veçanërisht në transparencë dhe përgjegjësi në sektorin e industrisë së nxjerrjes së lëndëve djegëse. Ne besojmë se udhëheqësit e G-20 nuk do të arrijnë asgjë në qoftë se nuk e kuptojnë rëndësinë e menaxhimit transparent të burimeve natyrore dhe qeverisje të hapur për ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme ekonomike në Los Cabos.”

Takimi i grupit të 20-ës do të mbahet më 18 dhe 19 qershor.
XS
SM
MD
LG