Lidhje

Përfundon takimi i G-8 në Londër


Ministrat e jashtëm të G-8 mbyllën në Londër bisedimet e tyre dyditëshe, të cilat u përqëndruan kryesisht tek tensionet në gadishullin korean, kriza në Siri dhe programi bërthamor i Iranit.

Në një komunjikatë, ministrat e jashtëm dënuan kërcënimet luftënxitëse të Penianit Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut. Ata bënë thirrje gjithashtu për më shumë ndihma humanitare për civilët në Siri.

Dje, Sekretari i Shtetit John Kerry dhe Sekretari i Jashtëm britanik William Hague dëgjuan kërkesat e opozitës siriane për më tepër ndihma ushtarake, por një zyrtar amerikan tha se ata “nuk premtuan asgjë”.
XS
SM
MD
LG