Lidhje

Garë për ngjitjen në një grataçielë të Shangait


Qindra maratonistë zhvilluan sot një garë të veçantë, duke iu ngjitur ndërtesës më të lartë të Shangait. Ata ngjitën me vrap 2 mijë e 800 shkallët e ndërtesës me 100 kate të Qendrës Botërore të Financave.

Ritmi i ngjitjes së sportisëve u ngadalësua gjatë garës, por jo shumë për austriakun Rolf Majcen, i cili arriti i pari në katin e fundit të ndërtesës, për më pak se 19 minuta. Fituesit morën medalje ari dhe statuja në miniaturë të ndërtesës që ata ata ngjitën, Qendrës Botëore të Tregtisë të Shangait.

Sfida e ardhshme e këtyre maratonistëve të ndërtesave mund të jetë në ndërtim e sipër, po në Shangai, që mendohet se do të jetë ndërtesa më e lartë e Kinës.
XS
SM
MD
LG