Lidhje

Përplasje në Gazë


Tanket dhe aeroplanët izraelitë goditën të premten Rripin e Gazës, pas hedhjes së tri raketave nga kjo enklavë palestineze drejt Izraelit.

Sipas burimeve palestineze dhe atyre ushtarake izraelite, sulmet erdhën pasi mijëra palestinezë dolën në rrugët e Gazës dhe Bregut Perëndimor të pushtuar për të katërtën ditë me radhë si protestë ndaj vendimit të Presidentit Donald Trump, më 6 dhjetor, për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.

Vendimi i Presidentit Trump ka zemëruar palestinezët, shumë vende të Lindjes së Mesme dhe pjesëtarë të tjerë të bashkësisë ndërkombëtare, të cilat nuk e njohin sovranitetin izraelit mbi Jeruzalemin lindor dhe mbi Qytetin e Vjetër, një zonë brenda Jeruzalemit të sotëm.

Administrata e zotit Trump thotë se është e angazhuar për një zgjidhje me dy shtete në Lindjen e Mesme, në qoftë se kjo është ajo që palët dëshirojnë dhe se vendndodhja fizike e ambasadës së SHBA nuk duhet të ketë asnjë ndikim në bisedime. Ai tha se vendimi për të njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit është një "njohje e realitetit", pasi Jeruzalemi prej kohësh është selia e qeverisë izraelite.

Palestinezët duan që Jeruzalemi dhe Qyteti i Vjetër, ku ndodhen vendet e shenjta myslimane, të krishtera dhe hebreje, të jenë kryeqyteti i një shteti të ardhshëm palestinez.

Shkëmbimi i zjarrit të premten ishte i pari në më shumë se dhjetë ditë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG