Lidhje

Ekspozita "Lutja" e artistit Gazmend Leka


Në Tiranë artisti i njohur Gazmend Leka sapo ka hapur ekspozitën e tij me titullin “Lutja”. Ai thotë që, më shumë se një meditim artistik, ekspozita është ftesë për një meditim njerëzor mbi vlerat më të vërteta të gjithësecilit.

Zoti Leka është një nga autorët më të Shqipërisë dhe ekspozitat e tij janë ngjarje kulmore në jetën artistike të kryeqytetit.

Artisti i njohur Gazmend Leka sapo ka çelur në Tiranë ekspozitën e tij të titulluar “Lutja”. Këtë herë ai provokoi publikun me temën e lutjes në gjithë përmasat dhe larminë e saj.

Veprat e tij përshkohen nga ndjenja të forta, që vijnë sfida mes të natyrshmes dhe mbinatyrshmes, midis fuqisë mbinjerëzore dhe pafuqisë njerëzore.

Ekspozita “Lutja” është një ftesë në brendësinë e studios së piktorit, ku meditimet e thella tronditëse fshihen prapa telajove të përmbysura dhe ku autori lutet në heshtje për suksesin dhe përjetësinë.

Profesor Gazi, si e thërrasin të gjithë, është vet subjekt i veprave të tij, rrethuar nga dhjetëra mjete pune të piktorit, dhe gjithmonë në kërkim të krijimit të përkryer përmes unit të artistit.

Autori shpalos një larmi gjendjesh meditative të tij brenda mjediseve të punës, që bashkohen tek lutja, si rezultat themelor në fillim ose në fund të procesit të krijimit.

Profesor Gazi arrin të shkrijë me lehtësi kufijtë mes reales e surreales, dhe të zhdukë kufizimet midis tokësores e qiellores, duke u kërkuar njerëzve të kthejnë vëmendjen tek shenjtëria e vet punës e qenies së tyre.

Zoti Leka tregon i pari përkushtimin e thellë ndaj aktit krijues si kuptimi më i thellë i jetës së artistit, duke kapërcyer përditë me lehtësinë më të madhe kufirin midis qenies dhe mosqenies, duke u përpjekur të bashkojë plazmën dhe eterin e krijimit.

Gazmend Leka është një nga autorët më të rëndësishëm të arteve figurative shqiptare.

Ekspozitat e përvitshme të piktorit dhe pedagogut veteran janë përherë një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në qarqet artistike të Shqipërisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG