Lidhje

Gejts: Pheniani të ndalë veprimet provokuese


Gejts: Pheniani të ndalë veprimet provokuese
Gejts: Pheniani të ndalë veprimet provokuese

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates thotë se bisedimet 6-palëshe për programin bërthamor të Koresë së Veriut mund të rifillojnë sapo Pheniani të ndalë veprimet provokuese dhe të respektojë marrëveshjet e mëparshme.

Zoti Gates i bëri komentet sot në Seul, ku zhvilloi bisedime me Ministrin koreano-jugor të Mbrojtjes Kim Kwan-jin lidhur me tensionet aktuale në gadishullin korean.

Ministri Kim tha gjithashtu tha se pret më shumë veprime provokuese nga Veriu, dhe se Korea Jugore duhet të përgjigjet nga një pozicion i fuqishëm. Por, shefi i Pentagonit tha në komentet për shtyp se alternativa diplomatike është e mundshme nëse veprimet e Phenianit në të ardhmen lënë vend për rezultate produktive dhe besim të ndërsjelltë në bisedime.

XS
SM
MD
LG