Lidhje

Banka e Shqipërisë: Kreditë e këqija po ulen dhe bankat mund të kreditojnë më shumë


Banka e Shqipërisë bëri sot të ditur në konferencën e saj vjetore se ekonoma shqiptare po shënon rritje, ndonëse nën potencialin e vet.

Ulja e normës bazë të interesit nga banka qendrore është pasur me uljen e përqindjeve nga bankat private.

Banka Qendrore - te shtohet kreditimi
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:09 0:00

Qartësimi i zhvillimeve ekonomike në Greqi do të lehtësojë edhe gjendjen e Shqipërisë, ku janë marrë një sërë masash për të shmangur pasojat negative.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko tha se pavarësisht nga kreditë me probleme, sistemi bankar është i shëndetshëm, likuid dhe i mirëkapitalizuar, dhe bankat janë në gjendje të mbështesin investime të fuqishme.

Zoti Sejko tha se sistemi bankar po merr cdo masë për të mbështetur rritjen ekonomike dhe për korrigjuar kreditë me probleme.

Kreditë do të duan shumë vite të zgjidhen tha ai, por kjo nuk duhet të pengojë bankat në punën e tyre për kreditimin e ekonomisë në cdo sektor.

Banka Qendrore shpreson që Shqipëria dhe gjithë rajoni të bëhet më tërheqës për investimet e huaja, sepse prej shumë vitesh po jep përshtypjen e një tregu të fragmentuar, të vogël dhe pa interes.

Ndërsa kryeministri Edi Rama thesoi në konferecën vjetore të Bankës së Shqipërisë se sfida qëndron tek reformat strukturore shqiptare dhe rajonale, sepse pasojat që vuajnë sot ekonomitë e vogla të rajonit erdhën prej faktorëve të jashtëm të zonës së euros.

Në konferencë u vu në dukje se bashkëpunimi ndërkombëtar ekonomik është bërë i domosdoshëm, sepse asnjë vend nuk ka mundësinë të përballet me sfidat dhe vështirësitë ekonomike i izoluar nga shtetet e tjera.

Në Ballkan kanë nisur tashmë përpjekjet për të hartuar projekte të përbashkëta ekonomike dhe për ta parë rajonin si njësi e tërë tregtare, ekonomike për zhvillim të qëndrueshëm.

Po ashtu, sistemi bankar, pohuan ekspertët, do të duhet të përshtatet me ndryshimet e ekonomisë rajonale dhe të vendeve fqinje si Italia dhe Greqia.

XS
SM
MD
LG