Lidhje

Ivanishvili tërheq thirrjen për dorëheqjen e Saakashvilit


Zoti Ivanishvili sot tha se ai nuk kishte lëshuar një ultimatum që kërkon dorëheqjen e presidentit gjeorgjian.

Fituesi i zgjedhjeve parlamentare në Gjeorgji, Bidzina Ivanishvili, ka tërhequr thirrjen e tij për dorëheqjen e Presidentit Mikheil Saakashvili. Zoti Ivanishvili sot tha se ai nuk kishte lëshuar një ultimatum që kërkon dorëheqjen e zotit Saakashvili.

Zoti Ivanishvili ofroi gjithashtu të bashkëpunojë me presidentin në detyrë për formimin e një qeverie të re.

Më herët, kryetari i parlamentit të Gjeorgjisë David Bakradze tha se thirrjet e zotit Ivanishvili shkelin kushtetutën, e cila kërkon që presidenti të ndihmojë fituesin e zgjedhjeve në formimin e një qeverie të re.

Koalicioni Ëndërra Gjeorgjiane i udhëhequr nga miliarderi Bidzina Ivanishvili, fitoi zgjedhjet parlamentare në Gjeorgji të cilat u zhvilluan të hënën.

Dje, zoti Sakashvili pranoi humbjen dhe u zotua se do të ndihmojë opozitën në formimin e një qeverie të re. Ai do të mbetet president i Gjeorgjisë deri në skadimin e mandati të tij vitin e ardhshëm. Sipas ndryshimeve në Kushtetutë, shumica e kompetencave të presidentit do t’i transferohen kryeministrit të ardhshëm. Zoti Ivanishvili pritet të marrë këtë post.
XS
SM
MD
LG