Gjykata e lartë e Gjermanisë ka hedhur poshtë përpjekjet për të bllokuar krijimin e një fondi të ri ndihme për 17-vendet e monedhës së përbashkët, duke i dhënë kështu një mbështetje të re financiare eurozonës për të përballuar krizën tre vjeçare të borxhit.
Gjykata Kushtetuese Federale vendosi sot se Gjermania mund të ratifikojë Mekanizmin për Stabilitetin Evropian prej 644 miliard, për aq kohë sa i plotëson kushtet e caktuara. Ato përfshijnë një kufi prej 244 miliard dollarësh për kontributet e Gjermanisë në fond, shumë që mund të rritet me miratimin e parlamentit.
Kancelarja gjermane Angela Merkel e vlerësoi vendimin si të mire për Gjermaninë dhe Evropën.
Gjermania ka ekonominë më të madhe të Evropës dhe është një pjesëmarrëset jetike në fondin e shpëtimit. Ai u krijua për të shpëtuar vendet e eurozonës të zhytura nga borxhi, por disa deputetë gjermanë kanë ngritur shqetësime për ndihmë të mëtejshme për vendet e eurozonës.
Udhëheqësit evropianë janë gjithashtu duke ndjekur mënyra të tjera për të adresuar krizën financiare, duke përfshirë një propozim që Banka Qendrore Evropiane të mbikëqyrë të 6 mijë bankat e eurozonës.