Lidhje

Gjermania thërret ambasadorin amerikan


Gjermania thirri dje ambasadorin amerikan, në lidhje me akuzat se një person i arrestuar kësaj jave dyshohet të ketë kryer veprimtari spiunazhi në favor të Shteteve të Bashkuara.

Ministria e Jashtme gjermane tha se i kërkoi ambasadorit John B. Emerson të ndihmojë në atë që ajo e quan një “sqarim të shpejtë” të çështjes. Autoritetet gjermane thonë se një punonjës i Agjencisë Federale Gjermane të Zbulimit u arrestua të mërkurën në bazë të dyshimeve për spiunazh për shërbimet e huaja të zbulimit.

Gazetat gjermane shkruanin se ai i ka dhënë informacion Shteteve të Bashkuara mbi të dhënat e një komisioni parlamentar që po heton aktivitetet amerikane të zbulimit në Gjermani. Gjermania ka patur dyshime në lidhje me aktivitetin e shërbimit të fshehtë të Shteteve të Bashkuara që kur ish-kontraktori amerikan Edward Snowden bëri të njohura dokumente që tregonin për përgjimin e qytetarëve gjermanë dhe celularin e zonjës Merkel.

XS
SM
MD
LG