Lidhje

Greva e urisë pranë kryeministrisë, në ditën e dytë


Në Tiranë greva e urisë së ish punonjës të administratës publike të shkarkuar nga puna, ka hyrë sot në ditën e dytë. Grevës i janë bashkuar edhe 4 persona të tjerë, duke e cuar në 14 numrin e përgjithshëm.
Pjesmarrësit në grevë bën thirrje që protestës së tyre t’i bashkohen edhe qytetarë të tjerë, pavarësisht kauzës, ndërsa shtojnë se ata nuk kanë qëllime politike. Mes grevistëve ndodhet edhe një grua e cila kërkon drejtësi për cështjen e pronave. Dy cadrave të ngritura dje ju shtuan edhe dy të tjera.
Për të vizituar grevistët gjatë ditës ishin edhe deputetë të partisë demokratike, ndërsa pasdite për disa minuta atyre ju bashkua edhe kreu i opozitës Lulzim Basha. Opozita u rreshtua në mbështetje të kërkesave të grevistëve të cilët thonë se largimet nga puna janë të paligjshme dhe se qeveria duhet të respektojë vendimet e gjykatave.
Cështja e kësaj greve ishte sot pjesë edhe e debateve në parlament.
Një ekip mjekësh që ndjek nga afër gjendjen e grevistëve, thanë se deri më tani ajo është relativisht e mirë.
XS
SM
MD
LG