Më 4 shtator në Romë do të zhvillohet ceremonia e shenjtërimit të Nënë Terezës, murgeshësh dhe bamirëses me origjinë shqiptare, fituese e Çmimit Nobel të Paqes, e cila ja kushtoi jetën ndihmës për të varfërit. Kolegia Laura Konda bisedoi për figurën e Nënë Terezës, me studjuesin Gëzim Alpion, profesor në Universitetin e Birmingamit, në Britani dhe autor i disa librave, mes tyre edhe librit "Nënë Tereza: E Shenjtë apo e Famshme"?