Lidhje

“Nissan”, Carlos Ghosn përballet me akuza të reja


Ish-drejtuesi i kompanisë “Nissan”, Carlos Ghosn, po përballet me dy akuza të reja për shkelje financiare.

Sipas avokatit të tij, prokurorët japonezë e akuzuan zotin Ghosn për thyerje të besimit për shkak të transferimit të përkohshëm të humbjeve nga investimet e tij personale tek kompania “Nissan” në vitin 2008. Akuza e dytë bazohet tek ulja e shifrave të deklaruara nga kompensimi i tij, gjatë periudhës 2015 – 2017.

Kompania qarkulloi një deklaratë ku thuhet se “Nissan nuk toleron në asnjë formë shkelje të tilla dhe bën thirrje për ndëshkim të rreptë”.

Zoti Ghosn u ndalua në muajin nëntor bazuar mbi dyshimet se po planifikonte të ulte me gati 50% fitimet e deklaruara nga kompania “Nissan” në periudhën 2010 – 2015.

Në dhjetor ai u përball me akuza të tjera nga prokurorët japonezë, të cilët thonë se ai manipuloi kompaninë që të përballonte një kosto prej 16 milionë dollarësh nga humbjet e investimeve të tij personale. Sipas prokurorit të Tokios, zoti Ghosn dyshohet se transferoi aksionet personale drejt kompanisë “Nissan”, për të shmangur një pagesë prej 16 milionë dollarësh.

Zoti Ghosn është shkarkuar tashmë prej kompanisë “Nissan” dhe kompanisë partnere “Mitsubishi”.

Ai vazhdon megjithatë të jetë drejtor ekzekutiv i kompanisë partnere “Renault”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG