Kryeqyteti rebel i Libisë, Bengazi ishte sot i tensionuar pas shkëmbimeve të zjarrit që shpërthyen në rrugët e tij dhe ndërsa u zhvillua funerali i shefit ushtarak të opozitës dhe dy nga ndihmësit e tij.
Këshilli udhëheqës i forcave rebele njoftoi se komandanti i tij i lartë ushtarak, Abdel Fattah Younes, dhe dy ndihmës të tij u vranë dje nga persona të panjohur.
Kreu i Këshillit Kombëtar Kalimtar, Mustafa Abdel Jalil tha se Younes dhe ndihmësit e tij - të dy kolonelë - u vranë para arritjes për t’u marrë në pyetje në një seancë të opozitës lidhur me një "çështje ushtarake". Ai tha se kreu i celulës së armatosur që vrau personat në fjalë ishte arrestuar.
Jalil nuk tha se cili, sipas tij, qendronte prapa vrasjeve por njoftoi se kryengritësit do të mbajnë tri ditë zi.