Lidhje

Gjeorgji: Marvelashvili siguron shumicën e votave


Në Gjeorgji, koalicioni qeverisës çimentoi kontrollin e pushtetit, me një fitore të madhe në zgjedhjet presidenciale.

Me pothuajse të gjitha votat e numëruara sot, Giorgi Marvelashvili kishte 62 përqind të votave përkundrejt 22 përqind që kishte sfiduesi i tij kryesor.

Margvelashvili është anëtar i koalicionit të kryeministrit miliarder, Bidzina Ivanishvili. Ai mposhti fuqishëm kandidatin e partisë së presidentit në largim Mikhail Saakashvili.

Koalicioni i presidentit të ri do të ketë kontrollin e parlamentit ndërsa vendi hyn në një sistem të ri që i transferon më shumë pushtet tani kryeministrit sesa presidentit.
XS
SM
MD
LG