Lidhje

Gjermani, gjykata pro ndalimit të shamisë për praktikantet ligjore


Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë

Të enjten, gjykata më e lartë gjermane mbajti në fuqi një vendim që ndalon një praktikante ligjore myslimane të mbajë veshur një shami koke ndërsa kryen detyrat zyrtare.

Në një vendim 7 me 1, Gjykata Kushtetuese Federale tha se edhe pse ndalimi ndërhyn në lirinë fetare të praktikantes, është i justifikuar me qëllimin për të mbështetur një ligj që bën thirrje për "sjellje neutrale" nga ana e kursantëve ligjorë kur bëhet fjalë për çështje ideologjike e fetare.

Sipas ligjit në shtetin Hesse, një grua lejohet të mbajë shami ndërsa qëndron e ulur në një sallë gjyqi mes vëzhguesve, por nuk mund të ndjekë procedurat nga bankat e sallës së gjyqit, të drejtojë seancat gjyqësore apo të mbledhë prova.

Në një opinion ndryshe, një gjyqtar tha se ndalimi "përbën një ndërhyrje serioze" ndaj lirisë fetare të grave ashtu si dhe për trajnimin e tyre si avokate pasi ato nuk kanë asnjë alternative tjetër në ndjekjen e karrierës përveçse të kalojë përmes sistemit të trajnimit të mandatuar nga shteti.

Në Gjermani nuk ka ndonjë vendim që ndalon në shkallë vendi mbajtjen e shamisë së kokës për nëpunësit civilë dhe rregullat ndryshojnë nga shteti në shtet.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG