Lidhje

Gjermani, Zgjaten rregullat mbi familjet e imigrantëve


Në Gjermani, ligjvënësit vendosën sot ta shtyjnë deri në korrik, ligjin që u ndalon imigrantëve të sjellin familjarët e tyre në vend. Ky vendim i hap rrugën një plani të ri, për të cilin ranë dakord blloku konservator i kancelares Angela Merkel dhe partia socialdemokrate e qendrës së majtë.

Ligjvënësit votuan në favor të masës së propozuar nga blloku konservator i kancelares Merkel, duke e shtyrë deri në muajin korrik masën e tanishme, që ndalon bashkimin familjar për imigrantët e huaj që nuk kanë marrë ende azil të plotë në Gjermani.

Ky vendim u mor në vitin 2016, pasi në Gjermani kishin hyrë një vit më parë një numër rekord prej 890 mijë azikërkuesish. Vendimi u bë çështje e shumëdebatuar mes konservatorëve dhe socialdemokratëve, por më pas ata arritën një marrëveshje gjatë bisedimeve për formimin e qeverisë së koalicionit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG