Policia në Gjermani njofton se një sasi mbetjesh bërthamore po transferohen në kamiona për pjesën e mbetur të rrugës deri në një objekt depozitimi, megjithë protestat që vazhdojnë.
Autoritetet thonë se do të duhen deri në 15 orë për të transferuar të 123 tonelatat e mbetjeve bërthamore në kamionë me rimorkio, të cilat do t’i transportojnë në destinacion – në qytetin Gorleben.
Policia tha se 1,600 protestues janë gati për të bllokuar rrugën e kamionëve 19 kilometër të gjatë. Veprimtarët thonë se depoja e përkohshme në Gorleben nuk është e sigurt.
Mbetjet bërthamore arritën sot me tren nga Franca. Policia njoftoi gjithashtu se hoqi rreth 3 mijë protestues nga shinat e trenit.