Lidhje

Gjermani, thirrje SHBA të mos tërheqin trupat


German parliament, Berlin
German parliament, Berlin

Kryeministrat e katër landeve gjermane u bënë thirrje anëtarëve të Kongresit të SHBA për të bllokuar planet e tërheqjes së trupave amerikane nga Gjermania, sipas letrave të para nga agjencia e lajmeve Reuters të dielën.

Presidenti Donald Trump tha muajin e kaluar se do ta shkurtonte numrin e trupave amerikane në Gjermani me 9,500 në 25,000, duke fajësuar Berlinin se nuk ka përmbushur kuotat e shpenzimeve të mbrojtjes për NATO-n dhe duke e akuzuar atë se përfiton në tregtinë me Amerikësn.

Kryeministrat e katër landeve jugore, ku ndodhen bazat e trupave amerikane, u drejtuan letra 13 anëtarëve të Kongresit, duke përfshirë senatorët Mitt Romney dhe Jim Inhofe.

"Ju kërkojmë të na përkrahni në përpjekjet tona për të mos prishur lidhjet e miqësisë, por për t’i forcuar ato, dhe për të siguruar pranimë e SHBA në Gjermani dhe Evropë në të ardhmen ", shkruanin kryeministrat e Bavarisë, Hesses, Baden-Wuerttembergut dhe Rheinland-Pfalzit.

Një zëdhënës i ambasadës amerikane në Berlin nuk pranoi të bënte komente. Muajin e kaluar, Uashingtoni tha se ky hap do të "përmirësonte përpjekjet për frenimin e Rusisë, do të forconte NATO-n dhe do t’u jepte siguri aleatëve.”

Por kryeministrat shkruanin se forcat e SHBA në landet e tyre "formojnë shtyllën kurrizore të pranisë së SHBA në Evropë dhe të aftësisë së NATO-s

për të vepruar."

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG