Lidhje

Gjirokastër: Kapen 22 imigrantë sirianë


Policia e Gjirokastrës tha sot se bllokoi në afërsi të kufirit shqiptaro grek 22 shtetas sirianë që kishin si destinacion Malin e Zi.
Grupi i refugjatëve kishte hyrë nga territori grek dhe u bllokua në zonën e Glinës ku synonte të depërtonte në drejtim të Gjirokastrës.
Policia tha se po heton edhe rrjetin e trafikimit të këtij grupi nga kufiri jugor drejt Veriut të Shqipërisë.
Ndërkohë edhe sot policia vijoi kontrollet në Lazarat të Gjirokastrës ku u asgjësuan disa qindra kilogramë lëndë narkotike.
Policia tha se arrestoi një person nga ky fshat pasi në banesëne tij u gjetën 650 kilogramë marijuanë.
Policia ka deklaruar se operacionet e kontrollit në këtë fshat do të vijojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.
XS
SM
MD
LG